full
color
#d9d9d9
http://aafilmcompany.com/wp-content/themes/smartbox/
http://aafilmcompany.com/
#ed1c34
style2
Për çdo informacion na kontaktoni në:
Rr:“Aleksandër Moisiu”, Kinostudio, Tirana, Albania

Kompania

PREZANTIM

KOMPANIA FILMIKE "A.A."

Kompania Filmike AA është Kompania private më e madhe e prodhimit të filmit me shërbim të plotë në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmet në Ballkan dhe Europë.

 

Fillimet e para të Kompanisë datojnë në janar të vitit 1995 me krijimin e studios së parë diskografike në Shqipëri e quajtur “Jess Discographic” Studio.

 

Kompania Filmike “A.A.” është themeluar në vitin 2005 si vazhdimësi e  kësaj studioje dhe siguron ekspertizë të një niveli të lartë në industrinë e filmit, muzikës, fotografisë, modës dhe artit.

 

Me një experiencë 20 vjeçare kjo Kompani ka realizuar një numër të madh produksionesh duke sjellë risi në tregun audioizual

 

Prej 10 vjetësh mbulojmë me transmetim 2 (dy) kanale për fëmijë, “Bang Bang” dhe “Çufo” në Platformën Digitalb me filma të dubluar krejtësisht në gjuhën shqipe.

 

Produksion, post-produksion dhe servis filmi artistik. Realizim serialesh televizive. Realizimi i dy edicioneve të show-t Albania’s Next Top Model. Realizim emisionesh për fëmijë dhe adoleshentë, realizim spotesh publicitare, konsulence marketing, realizim videoklipesh.

 


 

 

Në ambientet tona do të gjeni skenografi të kompletuar, interier dhe exterior, studio greenbox, studio fotografie blackbox si dhe 9 atelie të tjera të personalizuara për rregjistrime audiovizuale të specializuara, studio me pishinë të brendshme për xhirime, garderobë dhe staf profesional.

 

Cilësi maximale dhe çmime konkuruese, Kompozim, Orkestrim dhe Masterizim këngësh.

 

Shërbim transporti, catering dhe hotel.

 

Vizioni i Kompanisë sonë ka qënë dhe është zgjerimi i kapaciteteve teknike dhe specializimi i burimeve njerëzore.

 

Motoja e Kompanisë sonë është: të mos jesh kurrë i kënaqur në atë që krijon, këtu qendron arti’.

 

Është krijuar për të plotësuar ëndrrat dhe të përmbushë kërkesat e çdo personi të talentuar që dëshiron të ketë nëpër duar, një produkt të përfunduar.

 

Kompania Filmike AA është e vetmja Kompani më e madhja në Ballkan, e cila me kapacitetin që ka, mbulon të gjitha kërkesat në fushën e prodhimit të filmit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

paged
Loading posts...
link_magnifier
#eca345
on
fadeInUp
loading
#eca345
off