Fillimet e dublimit të filmave startojnë në vitin 2002. Aktiviteti kryesor i Kompanisë në këtë fushë konsiston në Dublimin e Filmit Vizatimor për fëmijë në gjuhën shqipe. Punët e para u trasmetuan në kanalin kombëtar Tv Klan. Që në vitin 2004 e deri tani arritëm të mbulonim me 24 orë trasmetim Filmat në gjuhën shqipe për fëmijë ne kanalet: Bang Bang, Junior dhe Çufo, pjesë të platformës Satelitore dhe Tokësore të Digitalb-it.
Kompania vazhdon punën e saj intensivisht, me seriozitet dhe cilësi maksimale duke ofruar një produkt të konsoliduar dhe duke rritur kapacitetin e saj paralelisht.